Emigrimi, fenomen ballkanik/ Qytetarët largohen për arsye ekonomike

schedule15:20 - 15 Qershor, 2019

schedule 15:20 - 15 Qershor, 2019

Emigrimi vijon të jetë problem në Shqipëri, por jo vetëm. Fenomeni ka marrë përmasa rajonale. Arsyet ekonomike janë ato që i detyrojnë të lënë vendin. Po si paraqitet niveli i jetesës në rajon?

Shqiptarët vijojnë të braktisin vendin. 38 mijë e 700 persona sipas Institutit të Statistikave emigruan vetëm vitin e shkuar. Pjesa dërrmuese vërejnë specialistët i përkasin grupmoshës aktive e janë të kualifikuar në profesionin e tyre. Arsyet ekonomike kryesisht janë ato që i detyrojnë të largohen.

“Nga një janari i këtij vit një punonjës në Shqipëri për 174 orë pune duhet të paguhet minimalisht 26 mijë lekë të reja. Dhjetorin e vitit të shkuar qeveria vendosi të rrisë pagën bazë minimale mujore me 2 mijë lekë të reja. Ndërsa paga mesatare bruto sipas Institutit të Statistikave është rreth 51 mijë lekë”.

Me të njëjtin fenomen po përballet dhe Kosova.

Në Kosovë ka rënë emigrimi ilegal por tash ka emigrim të rregullt. Muajve të fundit është raportuar se shumë të rinjë në Kosovë kryesisht në mënyrë legale kanë lëshuar Kosovën dhe kanë gjetur punë në disa vende të Bashkimit Evropian.

Paga minimale aktualisht ne Kosove është 170 euro në muaj. Janë ndërmarrë disa inicativa për rritjen e saj në 250 euro, por ka pasur hezitime me argumentin se mund te kete implikime buxhetore. Kuvendi se fundi ka miratuar një rezolutë për rritjen e pagës minimale,  por me ket nuk bie dakord Oda Ekonomike.

Berat Rukiqi – Kryetar i Odës Ekonomike: “Kuvendi ka të drejtë të miratojë rezoluta, mirëpo Kuvendi nuk ka të drejtë të përcaktojë pagë minimale, është e drejtë ekskluzive e këshillit Ekonomik Social që t’i propozojë Qeverisë pagën minimale. Pra nuk mundet paga minimale me u propozua me rezolutë, por duhet përmes mekanizmit të këshillit Ekonomik Social dhe duhet të jetë në pajtueshmëri mes tre partnerëve social, Sindikatës që përfaqësojnë punëtorët, odave ekonomike që përfaqësojnë punëdhënësit dhe pjesa e tretë është e Qeverisë”. 

Ndërkohë çmimet e produkteve bazë për familjet sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës që nga gushti i vitit të kaluar kane pesuar rritje  nga 3 deri në 6 përqind.  Ndersa ne Maqedonine e Veriut niveli i pagave eshte disi me larte ndonese qyetaret mbeten te pakenaqur.

I tillë paraqitet niveli i jetesës në rajon, ndërsa në Shqipëri qytetarët largimin jashtë kufijve e argumentojnë në këtë mënyrë: Çfarë të shohim këtu skëterrën? Nuk na del me çfarë të jetojmë? Jashtë vendi është 100 herë më mirë.

Gazetare e ABC News: Ajgena Korbi

Gazetare ABC News: Blerta Dalloshi Berisha

Gazetare e Klan Maqedoni: Xhumadije Ibrahimi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!