Estonia shpall Rusinë një “regjim terrorist”

schedule15:28 - 18 Tetor, 2022

schedule 15:28 - 18 Tetor, 2022

Ligjvënësit estonezë kanë dënuar aneksimin e paligjshëm të territoreve ukrainase nga Moska, duke e shpallur Rusinë një “regjim terrorist”.

88 ligjvënës votuan pro, 10 munguan ndërsa 3 abstenuan.

Në deklaratë thuhet se parlamenti i Estonisë deklaron Rusinë një regjim terrorist dhe Federatën Ruse një vend që mbështet terrorizmin.

“Regjimi i Presidentit Vladimir Putin, me kërcënimet e tij për sulm bërthamor, e ka kthyer Rusinë në rrezikun më të madh për paqen si në Europë ashtu edhe në të gjithë botën,” thuhet në deklaratë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!