Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykata e Kurbinit e dënoi me 7.6 vite burg, Apeli liron Bardhok Nokën, u arrestua në një super aksion nga FNSH

schedule11:44 - 18 Tetor, 2022

schedule 11:44 - 18 Tetor, 2022

TIRANË – Bardhok Noka i dënuar më parë me 7 vite e 6 muaj heqje lirie, është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit të Tiranës. Mësohet se në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare Edlira Petri dhe anëtarë Valdete Hoxha dhe Genti Shala vendosi ndryshim të vendimit të Gjykatës së Kurbinit dhe deklarimin të pafajshëm të Bardhok Nokës.

Ndërkohë, më datë 10.05.2021, Gjykata e Kurbinit e shpalli fajtor Bardhok Nakën:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.N, për kryerjen e vepres penale “ Vrasje me dashje”, mbetur në tentative, parashikuar nga neni 76 e 22 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.N, për kryerjen e vepres penale “ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal,

dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

  1. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal “Caktimin e dënimit për disa vepra penale”, dënimin me e të pandehurit B.N me 7 (shtatë) vjet e 6 (gjahstë) muaj burgim.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokurori i Rrethit Gjyqësor Kurbin, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, lidhur me masën e dënimit, si më poshtë:

-Për kryerjen e vepres penale “ Vrasje me dashje”, mbetur në tëntative, parashikuar nga neni 76 e 22 i K.Penal, dënimin me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.

– Për kryerjen e vepres penale “ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal, dënimin me 5 (pesë) vjet burgim.

-.Në aplikim të nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve caktimin ndaj të pandehurit të një dënimi të vetëm prej  14 (katërmbëdhjetë ) vite burgim.

-Gjithashtu, ankim paraqiti edhe i pandehuri me iniciale B.N, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes pasi nuk vërtetohet fajësia e tij.

FNSH arrestoi Bardhok Nokën, mbrëmjen e 3 qershorit 2020, përmes një operacioni në kushte të larta sigurie një person të shumë kërkuar në Laç.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me policinë e Laçit, e cila kishte informacione për vendin ku fshihej i shumë kërkuari.

Ngjarja më e rëndë sipas policisë është ajo e 29 prillit të 2020, ku Bardhok Noka dhe një tjetër person akuzoheshin se kanë qëlluar me armë zjarri ndaj një makine tip BMW me qëllim vrasjen e personave që ndodheshin aty.

Për fat të mirë, objektivi shpëtoi. Akuza e dytë lidhet me armëmbajtjen pa leje nga ana e Nokës, e cila ka të bëjë sërish me këtë ngjarje.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!