Lumturia u kthehet në tragjedi, dronët vrasin çiftin të cilët po prisnin fëmijën e parë

schedule12:53 - 17 Tetor, 2022

schedule 12:53 - 17 Tetor, 2022

Një çift që prisnin fëmijën e tyre të parë janë vrarë në sulmin me dronë mëngjesin e sotëm në një ndërtesë banimi në Kiev, sipas një këshilltari të  ministrit të brendshëm ukrainas.

“Një familje e re vdiq pas një sulmi rus në ndërtesën e banimit në Kiev.

Bohdan dhe Victoria, 34 vjeç, u gjetën të dy të vdekur.

Është raportuar se ata ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë,”  shkruan në një mesazh në Twitter  Anton Gerashchenko.

“Është kaq e dhimbshme, na duhen sistem të tjera të mbrojtjes ajrore,” shtoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!