Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë ditën e djeshme bëri me dije se Shqipëria renditet e teta në Evropë lidhur me zhvillimin e sistemeve teknologjike.
Kjo sipas treguesit të zhvillimit digjital të Kombeve të Bashkuara.
Sakaq, ditën e sotme, përmes një postimi në Facebokk, Rama ka publikuar grafikët që tregojnë sipas tij, revolucioni digjital.
Kryeministri shprehet se vendi ynë ka shumë punë për të bërë në luftën kundër korrupsionit, por për 1225 shërbime publike që tashmë janë online, korrupsioni është zhdukur.