Përmes një mesazhi në Twitter të ambasadores Yuri Kim, SHBA ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen për reformën në drejtësi.
Ambasadorja Kim është shprehur se SHBA është në dijeni të përpjekjeve për të “joshur dhe frikësuar” gjyqtarët në mënyrë që mos ndëshkohen të fuqishmit.
Por, ka ardhur koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor, thekson ambasadorja, duke shtuar se SHBA po e ndjek nga afër procesin.
Mesazhi i plotë:
“Jemi në dijeni të shumë përpjekjeve për të joshur apo frikësuar gjyqtarët & prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në pandëshkueshmërinë për të fuqishmit, domethënë, për të zvarritur Shqipërinë pas në të kaluarën.
Është koha të thyejmë zakonet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo prapa, as të qëndrojë në një vend.
Shtetet e Bashkuara po i ndjekin nga afër të gjitha zhvillimet dhe do të vazhdojnë të mbështesin me forcë zbatimin e reformës në drejtësi”.
/Abcnews.al/