Ish-presidenti i Amerikës Bill Clinton ka mbajtur një fjalim emocionues në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës.
“Një rrëfim i shkurtër për të kaluarën. I falënderoj qytetarët e Kosovës për këtë mikpritje dhe mirësjelljen që ma bëtë mua dhe familjes. Më pëlqen shumë dhe e dua këtë vend dhe gjithmonë do të jetë nderi më i madh në jetën time që kam qëndruar me juve kundër spastrimit etnik dhe për liri. Shumë mirënjohës që kemi qenë pjesë e asaj beteje, bashkë me Albright dhe gjeneralin Clark. E kam një poster të vogël në zyrën time në Nju Jork dhe të gjithë jemi në atë fotografi dhe çdo ditë që e shoh atë fotografi, ia kujtoj vetes se çka ka qenë qëllimi kryesor i politikës dhe cili ka qenë justifikimi i përdorimit të forcës. Më kujtohet edhe fytyrat e qytetarëve kur ishim në Ferizaj. Atë ditë thash, 79 ditë të bombardimeve të NATO-s e kanë fituar këtë luftë dhe ju fituar lirinë. Unë nuk kam dashur që shekulli XX të përfundojë me gabime, me gjakderdhje”, tha ndër të tjera Clinton./abcnews.al