Vllaznia nuk ia del ndërsa Partizani ruan pozitat në vendin e parë. Provë karakteri për skuadrën e Giovani Colellas në “Loro Boriçi” që fitoi 2-1 me gola të Da Silvas dhe të të përhershmit Skuka në fundin e takimit.
Sukses shumë i rëndësishëm për të kuqtë që reagojnë pas humbjes në derbi dhe e bëjnë këtë në një transfertë shumë të vështirë si ajo e Shkodrës ku golin e vetëm për vendasit e shënoi Ardit Hoxhaj në pjesën e parë.
Me këtë fitore, Partizani ngjitet në kuotën e 15 pikëve, 3 më shumë se Tirana ndjekëse ndërsa Vllaznia bën një hap të madh fals dhe mbetet në vendin e 5 me 10 pik