Argumentet e presidentit Meta nuk i kanë bërë të ndryshojnë mendje socialistët.
“Aspak! Rezoluta e ka… pikësëpari është të qartësojë së është Republikë parlamentare. Dhe presidenti ka bërë një akt antikushtetues. Akti i paprecedentë i presidentit nuk ka asnjë vlerë juridike. Lëreni Kuvendin të bëjë detyrën që i takon”.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste premton se për një vendimmarrje të përgjegjshme.
“Përballë një akti antikushtetues do të duhet një vendimmarrje e përgjegjshme. Presidenti nuk e ka këtë kompetencë. Mund të ketë shumë dëshira po jo të gjitha dëshirat t’i shndërrojë në dekrete. Të fala Partisë Demokratike”.
Deklaratat kreu i grupit parlamentar socialist i bëri pas takimit që zhvilloi me një delegacion gjerman që vizitoi Shqipërinë./ABC News Albania 24/7