Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Presidenti sirian falenderon SHBA, pas heqjes së Damaskut nga lista e terrorizmit: Hoqëm njollën e zezë

schedule13:22 - 25 Gusht, 2026

schedule 13:22 - 25 Gusht, 2026

Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa përshëndeti vendimin e Uashingtonit për të hequr Sirinë nga lista e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin. Në një fjalim mëngjesin e kësaj të marte, al sharaa shprehu se Siria shkundi një njollë të errët dhe hoqi një kapitull të dhimbshëm të së kaluarës së saj për të nisur një rrugë zhvillimi, rindërtimi.

Al-Sharaa shprehu “falënderime të shumta për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe për të gjitha kombet miqësore dhe mbështetëse që na qëndruan pranë”. Shtetet e Bashkuara hoqën Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, në një tjetër hap të administratës së presidentit Donald Trump për lehtësimin e sanksioneve ndaj qeverisë së re siriane, pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Asadit.

Vendimi i marrë nga Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja u cilësua nga Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio si njohje e veprimeve pozitive të qeverisë siriane për ta distancuar veten plotësisht nga aktet e terrorizmit ndërkombëtar.



Me këtë veprim, Shtetet e Bashkuara duket të tërheqin Sirinë në orbitën e tyre, në vend të Rusisë apo Kinës. Marco Rubio tha se vendimi i aprovuar në korrik, do t’i ofronte sirianëve një rrugë të re drejt prosperitetit.

Administrata e Donald Trump ka përqafuar presidentin e ri të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, një ish militant i kërkuar nga SHBA si lideri i një grupi xhihadist, pjese e Al Kaedës, Hayat Tahrir Al-Sham. Ky grup u hoq nga lista e Organizatave të Huaja Terroriste vitin e kaluar.

Pas heqjes se Sirisë nga lista amerikane e shteteve që sponsorizojnë terrorizëm, mbeten vetëm tre shtete: Kuba, Korea e Veriut dhe Irani.

Ish presidenti sirian Bashar Al Assad u denua në mungesë nga një gjykatë në Damask me vdekje për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë konfliktit 14-vjeçar të Sirisë që la rreth gjysmë milioni të vdekur. Të njëjtin dënim mori dhe vëllai i tij i vogël Maher, me të cilin u larguan drejt Rusisë në 2024 ku gjejnë strehim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!