TIRANË – Komisioni i Posaçëm Parlamentar është mbledhur sot për të diskutuar lidhur me Reformën Administrativo-Territoriale. Në komision është shpalorus raporti i Ekspertëve të Opozitës për Reformën Territoriale ku kërkohet të hiqen qarqet dhe të bëhen 6 ose 3 rajone.
Sipas ekspertëve të opozitës krimi i bashkive të reja rurale do të krijonte mundësi më të mëdha për qytetarët. Një propozim tjetër nga opozita është që të bëhet një ministri për pushtetin vendor. Po ashtu opozita kërkon një lidh për referendumet lokale.
Partia Demokratike, grupimi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, ka bërë tashmë të ditur se do të propozojë rritjen e numrit të bashkive nga 61 në 92 bashki dhe uljen e numrit të qarqeve nga 12 në 6 rajone.
Rithemelimi i Berishës, nga krahu tjetër kërkon 95 bashki dhe 5 rajone.
/abcnews.al/