Rama: Çfarë do të ndodhë më 30 Qershor

schedule11:47 - 8 Qershor, 2019

schedule 11:47 - 8 Qershor, 2019

Dy gjëra pret kryeministri Edi Rama të ndodhin më 30 Qershor. E para është zhvillimi i zgjedhjeve dhe e dyta dënimi i atyre që pengojnë zgjedhjet. Për ta, Rama paralajmëroi se nuk do mund të kalojnë në BE pasi do mbeten në listën e zezë të saj.

Deklaratat kreu i Partisë Socialiste i lëshoi gjatë takimit elektoral në Çorovodë, ku prezantoi kandidatin e saj për kryetar bashkie.

“Në 30 Qershor do ndodhin këto dy gjëra. Së pari do bëhen zgjedhjet dhe do nisë mandati i ri i qeverisjes vendore. Së dyti do ndëshkohen me forcën e ligjit të gjithë ata që do gabojnë duke shkuar pas berihait dhe jo vetëm që do përballen me një nga ligjet më të ashpra që ka ky vend, por që në momentin që do fillojë procedimi penal do ndalohen të dalin jashtë shtetit dhe pastaj kur të dalin nga aty brenda ku përfunduan do mbeten sërish aty se nuk do ketë shtete ku do mund ta kalojnë kontrollin e policisë, pasi do kthehen mbrapsht si pjesë e listës së zezë që nuk lejohen në BE. Flasim për BE se për SHBA është shumë më keq. Ata fillojnë nga këta kryesorët që bëjnë thirrje për dhunë”, tha kryeministri Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!