U qëllua me armë zjarri, humb jetën 44-vjeçari në Vaun e Dejës

schedule21:59 - 27 Shtator, 2022

schedule 21:59 - 27 Shtator, 2022

44-vjeçari që u plagos në rrethana ende të paqarta në Vaun e Dejës nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës. Bëhet e ditur se P. K., 44 vjeç, nga Lezha ka humbur jetën në sallën e operacionit, në spitalin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qafë Çelë të Pukës, por rrethanat nuk dihen ende.  U qëllua me armë zjarri, humb jetën në sallën e operimit 44-vjeçari në Vaun e Dejës.

Policia bën të ditur se është ngritur një grup hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!