Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Një hap larg historisë, Vllaznia pranë grupeve të Champions League së femrave

schedule21:50 - 21 Shtator, 2022

schedule 21:50 - 21 Shtator, 2022

Ekipi i femrave të Vllaznisë ka arritur një rezultat historik në Champions League dhe pozitiv për ndeshjen e kthimit.

Sfida përballë Vorskla-s u zhvillua në Loro Boriçi dhe pse Vllaznia ishte skuadra “mike” pasi ndeshjet luhen në Shqipëri për shkak të situatës në Ukrainë. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1, e vlefshme për fazën finale të “Play-Off” në Champions League Women.

Vajzat shkodrane shënuan të parat, në pjesën e dytë me Megi Doçin që realizoi në minutën e 54-të. Avantazhi zgjati shumë pak, pasi skuadra ukrainase barazoi në minutën e 66-të me Kravchuk.



Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave dhe Vllaznia është më pranë se kurrë fazës së grupeve të këtij kompeticioni./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!