VIDEO/ Ofendohej vazhdimisht nga tifozët e Atleticos, Courtois u jep përgjigjen epike

schedule20:35 - 19 Shtator, 2022

schedule 20:35 - 19 Shtator, 2022

Atletico Madrid dhe Real Madrid zhvilluan derbin e parë mes tyre për këtë sezon në “Metropolitano, teksa “Los Blancos” ai dolën të fitonin 2-0.

Por ditën e djeshme nuk munguan edhe episode që nuk kishin të bënin me ndeshje. Para sfidës tifozët e Atleticos u bënë protagonist duke dhënë kore raciste ndaj Vinicius, teksa e quajtën një “majmun”.

Por mbështetësit e “Roji Blancos” nuk u mjaftuan me kaq, pasi ata ofenduan edhe portierin e Realit, Thibaut Courtois.

Courtois kaloi tre vjet në huazim te Atletico midis 2011 dhe 2014, duke fituar La Ligën në sezonin e tij të fundit.

Ai iu bashkua Realit nga Chelsea në vitin 2018 dhe ka vazhduar të bëhet një nga portierët më të mirë në botë.

Kjo nuk u ka pëlqyer disa prej tifozëve të Metropolitanos, të cilët ende e urrejnë Courtoisin katër vjet pas transferimit të tij në “Bernabeu”.

Teksa po ngrohej para ndeshjes, një numër i tifozëve të Atletico-s po e ofendonin 30-vjeçarin që dëgjonte çdo fjalë.

Ai hodhi një sy fansave teksa qëndronte në portën e tij. Më pas ai lëshoi një buzëqeshje përpara se t’ia tregonte atyre tatuazhin në kyçin e dorës.

Në tatuazhin e Courtois shkruan ‘TC1’ dhe ka trofeun e Champions League të ngjitur mbi të.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!