Këtë të martë është hapur plotësisht rruga Tiranë-Elbasan. ARRSH ka njoftuar se që nga sot ajo është e kalueshme në të dyja korsitë e saj nga të gjitha mjetet. Rruga Tiranë-Elbasan filloi të ndërtohet në vitin 2011. Ajo pritej të përfundonte në vitin 2015, por afatet u shtynë.
Më 14 Mars të këtij viti, Ditën e Verës, u hap njëri krah i segmentit nga kryqëzimi i Ibës deri tek hyrja e tunelit të Krrabës. Mjetet kalonin në karrexhatën e majtë të këtij segmenti, ndërkohë që më parë kalimi bëhej nga aksi i vjetër nga Mulleti.
Ndërkohë në fund të muajit Prill, u përfundua së ndërtuari edhe tuneli panoramik. Ndërtimi i këtij tuneli, bën të mundur eliminimin e rrezikut të rrëshqitjes së dherave në këtë pjesë të aksit pasi u bllokua para një viti./abcnews.al