Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reforma Territoriale, Alibeaj i përgjigjet Ballës: Provokoi, nuk është as anëtar i komisionit

schedule15:08 - 13 Shtator, 2022

schedule 15:08 - 13 Shtator, 2022

Enkelejd Alibeaj ka dalë në një deklaratë pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat.

Alibeaj i është përgjigjur deklaratave të Taulant Ballës, i cili tha se PS do t’i qëndrojë reformës territoriale aktuale, duke i quajtur provokim.

“Një nga çështjet që hyri në diskutim ishte edhe reforma teritoriale. Jeni njohur me një deklarim që ka bërë kreu i grpit të PS, i cili pa qenë anëtar i komisionit, sot në një mënyrë politikisht të papërgjegjshmë, që nuk do ketë asnjë lloj ndryshimi të reformës.

I jemi futur kësaj reforme jo vetëm si një kërkesë e jona. Është një kërkesë që ka lindur më së paku në vitin 2014. Reforma e asaj kohe u bë në mënyrë të njëanshme. U anatemuam si PD pse nuk morëm pjesë, pse nuk ofurm variantin tonë.

Në mënyrën më serioze anëtarët tanë të komisionit kanë bërë të mundur që gjatë gjithë kësaj periudhe të dalim në përfundime të rëndësishme.

Kjo e sotmja ishte një provokim. Si mund të thuash pa mbaruar mandati i komisinit, “ne nuk do të bëjmë ndryshime”.

Jemi nisur të bëjmë një reformë që do të adresojë të gjitha dështimet e reformës aktuale”, tha Alibeaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!