Kosovë, veri-qendër, shumë gatishmëri por pak bashkëpunim.

schedule15:25 - 2 Qershor, 2019

schedule 15:25 - 2 Qershor, 2019

Bashkëpunimi mes serbëve në veri të Kosovës dhe institucioneve qendrore në Prishtinë mbetet ende i vakët. Ndonëse të dyja palët shprehen të gatshme për bashkëpunim, ato njëkohësisht akuzojnë njëra-tjetrën për mungesë vullneti.

Institucionet lokale në veri dhe ato qendrore flasin për bashkëpunim por ndodh e kundërta. Serbët thonë se në Prishtinë nuk janë të interesuar, kurse në Prishtinë thonë gjithashtu se janë të interesuar, por veriu i ka sytë nga Beogradi.

Goran Rakiç, kryetar i Mitrovicës së Veriut:

“Unë jam kryetar i veriut të Mitrovicës dhe detyra ime para së gjithash  është që të punoj në interes të qytetarëve, pa marrë parasysh të çfarë nacionaliteti janë qytetarët, shqiptarë, serbë, romë, goran apo boshnjak. Natyrisht se do të bashkëpunoj me secilin, i cili do të punojë në interesat e qytetarëve tanë qoftë ajo Prishtinë-Beograd apo Bashkësia Ndërkombëtare. Megjithatë kemi situata që ftesat tona për ti ndihmuar qytetarëve kemi kësi lloj sulmesh dhe arrestime brutale atëherë shtrohet pyetja çfarë do të jetë ky bashkëpunim”.

Për bashkëpunim me institucionet lokale në veri është shprehur të jetë edhe kryetari i Parlamentit Kadri Veseli, madje ai është shprehur i gatshëm të vizitojë këto komuna.

Kadri Veseli, kryetar i Parlamentit të Kosovës:

“Do të dëshiroja të vizitoja Zvecanin dhe të bisedojë me asamblistët atje…”

Por për analistin Imer Mushkolaj, këto janë vetëm deklarata për konsum të brendshëm politik.

Imer Mushkolaj, analist:

“Në realitet ata u thonë diçka tjetër qytetarëve të vet e krejt diçka tjetër veprojnë. Nëse i marrim parasysh zgjedhjet javën e kaluar në veri asnjëherë nuk është përmendur  bashkëpunimi me Institucionet e Kosovës por vetëm me Beogradin. Diçka tjetër thonë, e krejt diçka tjetër veprojnë në praktikë. Edhe deklaratat e krerëve të institucioneve të Kosovës bëhen për konsum politik”.

Sipas Mushkolajt, ata kanë vetëm një bashkëpunim.

“Megjithatë bashkëpunimi ekziston, bashkëpunimi ilegal sepse edhe kontrabanda bëhen me leje nga institucionet e Kosovës, nga Policia e Kosovës”.

Ditë më parë Policia e Kosovës ka arrestuar 19 zyrtarë policor të dyshuar për kontrabandë, 11 serbë, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë. Aksioni hasi në rezistencë të banorëve të Zubin Potokut ku pati edhe të lënduar si nga policia ashtu edhe nga qytetarët./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!