Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grupi i Alibeajt ndan detyrat: Çfarë do të bëjmë brenda shtatorit

schedule12:17 - 5 Shtator, 2022

schedule 12:17 - 5 Shtator, 2022

Kreu i grupit Parlamentar i PD-sw Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar sot se një nga pikat ku do fokusohet aksioni opozitar është Reforma Zgjedhore dhe Reforma Administrativo-Territoriale.

Edhe pse Reforma Zgjedhore dhe Reforma Administrativo-Territoriale janë prioritete të mbartura nga sesioni i shkuar parlamentar, Alibeaj ka shtuar se ato do të vijojnë të mbeten prioritet absolut i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Mes të tjerash Enkelejd Alibeaj ka theksuar se të dy grupe pune janë ngritur brenda grupit parlamentar për këto dy reforma dhe do të konkludojnë brenda muajit Shtator me propozime konkrete, për të hapur më pas diskutimin publik dhe politik lidhur me to.

Reagimi i Alibeajt:

Për disa muaj Shqipëria do jetë përpara një tjetër përballje elektorale, në zgjedhjet vendore të 2023, që e bejnë prioritet mbi prioritetet përmbylljen sa më parë të dy reformave tashmë të propozuara nga Grupi Parlamentar i PD, Reformën Zgjedhore dhe Reformën Administrativo-Territoriale. Të dyja këto reforma janë thelbësore për mbrojtjen e interesit të qytetarëve. Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe një ndarje administrative që i përputhet nevojës për shërbime ndaj qytetarëve, janë parakushte që pushteti i ri lokal të jetë produkt i vullnetit të qytetarëve dhe në 4 vitet e ardhshme ti përgjigjet vetëm interesit të qytetarëve.

Edhe pse Reforma Zgjedhore dhe Reforma Administrativo-Territoriale janë prioritete të mbartura nga sesioni i shkuar parlamentar, ato do të vijojnë të mbeten prioritet absolut i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Të dy grupet e punës që janë ngritur brenda grupit parlamentar për këto dy reforma, do të konkludojnë brenda muajit Shtator me propozime konkrete, për të hapur më pas diskutimin publik dhe politik lidhur me to.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!