Marsel Ismajlgeci, kapiteni i Tiranës, pas fitores me Egnatian foli edhe për dëmtimin e rëndë të mesfushorit Qefalia.
“Ishte një moment shumë tronditës, po shikonim vetëm gjakun dhe ai nuk po e hapte dot gojën. Prandaj reaguam ashtu sepse të gjithë po përpiqeshim ta ndihmonim”, tha Ismajlgeci në Oversport.
“Është e vërtetë që kam të mirë që luaj në shumë pozicione, profesor Shehi më ktheu në kohët kur luaja si sulmues”, shtoi anësori i majtë. / abcnews.al