PD gati me draft për “Territorialen”, Çupi: Harta e re me mbi 80 bashki

schedule17:03 - 23 Gusht, 2022

schedule 17:03 - 23 Gusht, 2022

Nga Juxhin Mustafaraj

Duke e konsideruar Reformën Territoriale të dështuar, demokratët do të kërkojnë që Shqipëria në zgjedhjet e ardhshme vendore të mos ketë më 61 bashki por rreth 90 të tilla. Bashkëkryetarja demokrate e Komisionit të Reformës Territoriale, Dhurata Çupi deklaron se opozita ka gati draftin për ndarjen e re administrative të cilin do ta prezantojë në fillim të shtatorit.

Por a kanë dakordësi demokratët në Komisionin e Reformës Territoriale për propozimin e tyre në një kohë që socialistët duan më pak se 61 bashki? Çupi sqaron se PD do të propozojë një shtim të bashkive në 11 qarqe, me përjashtim të Gjirokastrës, ku përkundër numrit të ulët të popullsisë janë aktualisht 7 bashki.

Deputetja demokrate pranon se PD do të propozojë ndarjen e Shqipërisë në rajone duke rrëzuar ndarjen e vendit në 12 qarqe.

Por në kushtet kur një tjetër grup deputetët dhe ekspertësh në PD e drejtuar nga Sali Berisha janë duke punuar për një draft për territorialen, a beson Çupi se drafti i propozuar prej saj do të jetë konsensual?

Komisioni i Posaçëm ka përcaktuar 30 shtatorin si afatin final për miratimin e reformës së re territorial. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!