VIDEO/ Gruaja e arrestuar heq prangat, merr automatikun dhe qëllon policët

schedule13:47 - 20 Gusht, 2022

schedule 13:47 - 20 Gusht, 2022

Një grua e cila ndodhej në pjesën e pasme të makinës së policisë pasi ishte arrestuar, arriti të hiqte prangat.

Ajo mori një automatik AR-15 dhe qëlloi dy policë duke i lënë të plagosur.

Oficerët u thirrën në Blanchard, Oklahoma për një kontroll.

Policët vendosën se duhet ta shoqëronin gruan në komisariat.

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda makinës së policisë kanë kapur momentin kur ajo liron prangat.

Kamera ka filmuar gjithashtu edhe momentin kur oficerët e policisë qëllohen.

Oficerët menjëherë dëgjohen që kërkojnë përforcime duke thënë: Jemi qëlluar.

Ajo qëlloi 10 herë sipas dëshmive të policëve./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!