Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Oklahoma, me “fshesë” në finale/ NBA, Lakers munden nga kampionët me rezultatin 4-0

schedule13:16 - 12 Maj, 2026

schedule 13:16 - 12 Maj, 2026

I erdhi fundi edhe sezonit të 23-të të karrierës së tij. Lebron Xhejms mbylli një moment pa precedent në basketbollin amerikan, por për fat të keq është shumë më pranë lënies së sportit, dhe në qendër të skenës janë ngjitur të tjerë.

Oklahoma Thandër sërish doli më e fortë se Los Anxhelos Lejkërsat, duke fituar 115-110 brenda në Kaliforni, e duke siguruar kualifikimin për në finalen e Konferencës Perëndimore në NBA.

Sfida gjysmëfinale përfundoi me “fshesë” apo me “fshirje me fshesë” siç thuhet në zhargonin e kësaj lige. Kampionët në fuqi ia dolën 4-0 me fitore dhe me diferencë mesatare 16 pikë për ndeshje.



Shei Gilgës Aleksandër bëri detyrën me 35 pikë dhe 8 asistë, edhe pse kapi vetëm një top në tabela e shtoi një vjedhje topi. Nuk qe nevoja për më shumë. Çet Holmgren realizoi 16 pikë dhe kapi 9 topa në tabela dhe Ejxhei Miçëll pati kontribut të rëndësishëm me 28 pikë, 3 topa në tabela, 4 asistë e 4 vjedhje topi për miqtë.

Shumë I dalluar edhe Hartenstein që vërtet pati vetëm 5 pikë, por shtoi 10 topa në tabela, 5 asistë dhe 3 vjedhje topi. E gjithë pesëshja e kampionëve ishte shumë lart dhe kjo bëri diferencën në një sfidë tepër të vështirë, në të cilën Lejkërsat nuk u dorëzuan deri në fund.

Lebron Xhejms shënoi 24 pikë dhe kapi 12 topa në tabela, por këtë herë realizuesi më I mirë ishte Rivs me 27 pikë, si dhe me 7 topa në tabela e 6 asistë si dhe Haçimura me 25 pikë. Oklahoma I ka fituar të 8 ndeshjet e plej ofit këtë sezon, si dhe të 8 sfidat ndaj Liqenasve, ndërsa pret rivalin e finales së Perëndimit, që do të jetë ose San Antonio, ose Minesota./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!