Ylli Tafili nga Laçi mbërriti i vdekur në spital, policia sqaron rrethanat e humbjes së jetës

schedule22:41 - 18 Gusht, 2022

schedule 22:41 - 18 Gusht, 2022

Policia ka reaguar në lidhje me vdekjen e 51-vjeçarit Ylli Tafili mbrëmjen e sotme në Laç. Blutë bëjnë me dije se fillimisht, Tafili dyshohet të ketë rënë në një kanal vaditës pranë banesës së tij. Me të dalë prej andej, Tafili ka shkuar në shtëpi, por aty nuk është ndjerë mirë dhe familjarët e kanë dërguar menjëherë në spital ku edhe ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, dyshohet se Ylli Tafili ka ndërruar jetë nga infarkti.

Në fshatin Shullaz, Kurbin, shtetasi Y. T., 51 vjeç, dyshohet se ka rënë në një kanal kullues pranë banesës së tij, prej ku është nxjerrë nga të afërmit dhe është dërguar në banesë për t’iu dhënë ndihma e parë. Në banesë, ai nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Kurbin për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka humbur jetën. Paraprakisht, dyshohet se shtetasi Y. T. ka humbur jetën si pasojë e infarktit. Trupi i 51-vjeçarit do të dërgohet në morgun e IML Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes”, sqaron policia.

Njoftimi i plotë

Kurbin/Informacion paraprak

Në fshatin Shullaz, Kurbin, shtetasi Y. T., 51 vjeç, dyshohet se ka rënë në një kanal kullues pranë banesës së tij, prej ku është nxjerrë nga të afërmit dhe është dërguar në banesë për t’iu dhënë ndihma e parë.

Në banesë, ai nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Kurbin për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka humbur jetën. Paraprakisht, dyshohet se shtetasi Y. T. ka humbur jetën si pasojë e infarktit. Trupi i 51-vjeçarit do të dërgohet në morgun e IML Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar  për t’i marrë në pyetje, të gjithë personat që kanë qenë prezentë në momentin që ka rënë në kanal 51-vjeçari.