Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja në Laç/ Etleva Delia: Autori i skeduar për vepra të rënda. Pistat e hetimit, ku është fokusuar policia

schedule13:36 - 10 Korrik, 2026

schedule 13:36 - 10 Korrik, 2026

Gazetarja dhe autorja e emisionit “Gjërat Tona” në ABC News, Etleva Delia, ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur në Laç, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilir Lika.

E ftuar në “NewsLine”, Delia deklaroi se, sipas verifikimeve paraprake, viktima nuk rezulton të ketë precedentë penalë në Shqipëri, ndërsa po vijojnë verifikimet për të kaluarën e tij jashtë vendit.

Ndërkohë, sipas saj, autori i dyshuar, Emilan (Artur) Suti, është një person i skeduar nga autoritetet dhe me precedentë penalë si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj.



“Po verifikohen të gjitha të dhënat. Vetë viktima në Shqipëri nuk rezulton person me precedentë penalë, po verifikohet nëse ka pasur jashtë vendit probleme, por deri tani nuk rezulton. Ndërsa autori është një personazh i skeduar, i dënuar disa herë për ngjarje të rënda brenda dhe jashtë vendit. Madje, ndaj tij është ngritur akuza për ‘vrasje ndaj punonjësve të policisë’, edhe ndaj vëllait të tij. Autori dhe viktima rezulton se ishin përdorues të lëndëve narkotike dhe ka dyshime se autori merrej edhe me shpërndarje. Ndërsa viktima para pak kohësh kishte humbur bashkëshorten dhe gjithashtu dyshohet se ka qenë në efektin e substancave narkotike në momentin e ngjarjes, si pasojë e abuzimit me alkool dhe drogë. Po ashtu flitet edhe për një çështje borxhi, por kjo duhet të verifikohet”, u shpreh Delia.

Ajo theksoi se hetimet janë ende në vijim dhe se të gjitha pistat, përfshirë konfliktet e mundshme për borxhe, janë duke u verifikuar nga grupi hetimor.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!