Një aksident ka ndodhur në aksin e autostradës Laç- Mamurras, ku një autoveturë ka përplasur disa automjete të parkuara.
Drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij duke përfshirë mjetet e parkuara pranë pikës së karburantit, ndërsa dëmtime janë shkaktuar dhe në distributorët.
Drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar për ndihme mjekësore ne spitalin e traumës.
Policia, grupi hetimor në vendngjarje, po hetojnë shkaqet e plota të këtij aksidenti./abcnews.al



