Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk i ka kthyer përgjigje drejtpërdrejtë ftesës së kryeministrit Rama për të dialoguar. Nëpërmhet thirrjes për pjesëmarrje në protestën e nesërme, kryedemokrati njofton se nuk do të hidhet asnjë hap pas.
“Të gjithë në Tiranë nesër, për të treguar vendosmërinë tonë për liri, për demokraci, për zgjedhje të lira e një qeveri nga populli, të popullit dhe për popullin, për Shqipërinë si e gjithë Europa”, shkruan Lulzim Basha në Facebook shoqëruar edhe me një video nga protestat e kaluara të opozitës./ABC News Albania 24/7