Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Modeli i ri i prokurimeve publike/ Rama: AI do të flasë gjuhën e qytetarit! Në fokus transparenca dhe eficienca

schedule13:39 - 17 Nëntor, 2026

schedule 13:39 - 17 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama prezantoi modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara, i cili synon të rrisë transparencën, sigurinë dhe eficiencën në realizimin e prokurimeve publike, duke ulur kostot dhe burokracitë për institucionet dhe sipërmarrjen.

Gjatë prezantimit, Rama bëri të ditur se sistemi i ri do të integrohet në procesin e planifikimit të buxhetit të vitit të ardhshëm dhe do të mbështetet në një platformë elektronike unike, ku do të integrohet edhe Inteligjenca Artificiale për analizën e riskut.

Sipas kryeministrit, ky transformim synon të garantojë më shumë qartësi, shpejtësi dhe transparencë në të gjitha procedurat e prokurimit publik, si dhe të përafrojë sistemin shqiptar me standardet europiane.



“Jemi sot këtu në një moment, ku për herë të parë në fazën e diskutimit të buxhetit të vitit të ardhshëm përfshihet edhe sistemi i ri i prokurimit. I cili tanimë do të shërbejë si mekanizmi në dispozicion të dikastereve qendrore, por jo vetëm, për të planifikuar dhe realizuar në kohë prokurimet publike.

Ky është një transformim kryesor lidhur me eficiencën e prokurimeve publike. Është një strukturë që po integrohet në sistemin europian të prokurimeve dhe po merr ekspertizë të lartë nga institucionet e ngjashme. Nga ana tjetër, nuk është e panjohur për ju, ambicia jonë që prokurimi publik të mos jetë vetëm një kapitull i përmbushur në BE, por të jetë një model excellence dhe inovacioni në këtë botë që jetojmë. Inteligjenca Artificiale e integruar në analizën e riskut.

Sot ne jemi gati që të nisim punën për ngritjen e sistemit të ri elektronik. I cili është një sistem unik jo vetëm në Shqipëri, por shumë më gjerë se kaq, ku inteligjenca artificiale do të flasë gjuhën e çdo grupi interesi që e ka punën e lidhur me aksesin e prokurimeve publike. Do të ketë më shumë qartësi, shpejtësi, transparencë të padiskutueshme, ulje të kostove dhe minimizim të burokracisë”, tha kryeministri Edi Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!