Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Pas ‘Diellës’, vjen ‘Gjoni’…”/ Kryeministri Rama zbulon funksionin që do të ketë në prokurimet publike

schedule14:09 - 17 Nëntor, 2026

schedule 14:09 - 17 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara, duke paralajmëruar ndryshime në mënyrën e administrimit dhe monitorimit të procedurave të prokurimit publik.

Gjatë prezantimit, Rama bëri të ditur se në këtë proces do të përfshihet edhe një mekanizëm i ri i quajtur “Gjoni”, i cili, së bashku me “Diellën”, pritet të ketë një rol më të madh në kontrollin e proceseve.

Kreu i qeverisë theksoi se synimi është rritja e transparencës dhe garantimi i një gare të drejtë mes operatorëve ekonomikë, ndërsa evidentoi si një nga sfidat kryesore zbatimin e kontratave publike, ku sipas tij vijojnë të ketë problematika të konsiderueshme.



“Është edhe Gjoni që do të shfaqet së shpejti në këtë fushë, i cili do të merret specifikisht me një sërë procesesh të prokurimeve publike. Kur Diella bashkë me Gjonin do të jenë shumë më tepër në zotërim të procesit, atëherë besoj që dhe dua të shpresoj që krijohet bindja që po ka fitues me të drejtë dhe ka humbës me meritë. Patjetër që sfida e sfidave mbetet realizimi i kontratave dhe lidhja e tyre. Nga realizimi i kontratave dhe deri në përfundim ka dobësi që ndonjëherë janë dramatike. Saqë ndonjëherë opinioni publik sakëlldiset”, tha kryeministri Edi Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!