Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bimo për incidentin me këngën nacionaliste serbe: Nëse nuk ndryshon qasja, incidente të tilla do të përsëriten

schedule21:04 - 17 Nëntor, 2026

schedule 21:04 - 17 Nëntor, 2026

Ish-ambasadori Roland Bimo ka kërkuar ndryshim rrënjësor të qasjes së Shqipërisë dhe Kosovës ndaj incidenteve të tilla, duke iu referuar rastit të transmetimit të kolonës zanore nacionaliste serbe ndaj Kosovës gjatë hapjes së Forumit të II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bimo tha se reagimet e momentit nuk mjaftojnë për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla, ndërsa theksoi nevojën që integrimi europian i Kosovës të jetë në qendër të agjendës politike edhe në Tiranë.

Sipas tij, Shqipëria duhet të marrë një rol më aktiv në mbështetjen e Kosovës drejt integrimit në BE, në një kohë kur, siç pretendon ai, ka aktorë që synojnë të pengojnë integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.



“Kjo që ndodhi nëse do mjaftohemi me këtë reagim do të ndodhë prapë nesër. Pra duhet ndryshuar rrënjësisht qasja., Nëse kryeministri i Kosovës nuk e ka në plan të ditës integrimin e Kosovës në BE, në nga Tirana duhet ta kthejmë në rend të ditës se si mund të ndihmojmë. Sepse tendenca diku në Bruksel është se si mund ta pengojnë. Por siç thashë më parë, ju intereson që jo i gjithë Ballkani perëndimor të integrohet në BE dhe nëse do vazhdojë kështu do jetë Kosova ajo do jetë Sarajevo e 1914…Ogur i keq është, por më mirë ta kesh në mendje që të mund të punosh që ta neutralizosh”, tha Bimo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!