Ka ndërruar jetë në spital 83-vjeçari Selman Bardhi, i cili u përplas mbrëmjen e djeshme nga një automjet në Mëngël të Elbasanit.
I moshuari po lëvizte në këmbë në momentin kur u godit nga automjeti. Për shkak të plagëve të rënda të marra, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Policia vijon kërkimet për identifikimin dhe lokalizimin e shoferit, i cili deri më tani nuk është bërë i mundur të vihet përpara përgjegjësisë.



