Federata Shqiptare e Atletikes do të zhvillojë në Elbasan mitingun e radhës ndërkombëtar. Në këtë turne do të marrin pjesë sportistë nga 6 vende të ndryshme.
Federata shqiptare e atletikes do të zhvilloje të premten në Elbasan mitingun e radhës ndërkombëtar të atletikës ku do të marrin pjesë 6 shtete. Në këtë turne sportistët do të garojnë në kategori të ndryshme të atletikes.
I pranishëm në këtë event sportiv do të jetë edhe rekordmeni evropian në kërcim së gjati, armeni Robert Emian.
Ish-sportisti i famshëm nuk e fsheh kënaqësinë për vizitën në Shqipëri dhe shpreson se do të ishte i lumtur nëse dikush do të thyente rekordin e tij.
“Jam krenar që ndodhem këtu. Kam ardhur shumë herë në Shqipëri dhe këtu ka një mikpritje të jashtëzakonshme. Falënderoj presidentin e atletikes për mbështetjen që ka dhënë për federatën. Sa herë që vij në vendin tuaj shoh diçka të re. Vitin tjetër jam i sigurtë se do të organizojmë më shumë evente ndërkombëtare. Në Elbasan do të ketë disa shtete pjesëmarrëse dhe besoj se do të zhvillohet një gare e bukur. Do të isha shumë i lumtur nëse do të thyhej rekordi im. Dua t’i motivoj shumë sportistët e vegjël pasi mund të arrijnë suksese në të ardhmen. Unë e di problematikat e atletikes në vendin tuaj dhe mendoj se duhet investuar për impiantet sportive”, përfundon fjalën e tij rekordmeni me origjine nga Armenia Robert Emian./ABC News Albania 24/7