Vlerësimi për Tiranën, Veliaj: Kryeqyteti i pasionit dhe dëshirës

schedule17:10 - 22 Maj, 2019

schedule 17:10 - 22 Maj, 2019

Tirana është qyteti i mundësive, i pasionit dhe i dëshirës për të kontribuuar. Kështu e ka përshkruar Kryetari i Bashkise Erion Veliaj kryeqytetin në forumin më të madh të urbanistëve në botë “Urban Future 2019”.

Tirana ka marrë vlerësimet më të larta për transformimin që ka pësuar në 4 vitet e fundit në Forumin Global “URBAN FUTURE 2019”, që u zhvillua në Oslo. I pranishëm në këtë takim ishte kryetari i bashkise Erion Veliaj.

Më vjen mirë që u vlerësuan në Oslo, nga forumi më i madh i urbanistëve, me rreth 3000 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, të gjitha ndryshimet që kanë marrë çmime, si sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri, por edhe ndryshimi i mentalitetit dhe kulturës, nga korsitë e biçikletave tek transformimi i çerdheve, kopshteve dhe tani shkollat e reja

Ndërsa në garën për mandatin e dytë në krye të bashkisë Veliaj siguroi për një fushatë dinjitoze. Ndërkohë premtoi  zbatimin e projekteve të nisura edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Jemi mobilizuar për një fushatë qytetare, dinjitoze dhe duam që ato eksperimente që bëmë në mandatin e parë, t’i zbatojmë masivisht edhe në cepa të tjerë të Tiranës, në mandatin e dytë”, theksoi ai.

Gjatë vizitës, kryebashkiaku Veliaj u prit në një takim edhe nga kryetarja e Bashkisë së Oslos, me të cilën bisedoi rreth projekteve në infrastrukturë, transport dhe çështjeve mjedisore./ABC News Albania 24/7