Sipas analistëve në Kosovë, nuk pritet të ndryshojë asgjë në veri të Mitrovicës, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komuna. Ata shprehen të bindur se fitorja e kandidatëv etë listës serbe, është thjesht simbolike.
Situatë e ngjashme do ta vazhdojë të mbetet në veri pas fitores simbolike të kandidatëve të listës serbe në katër komunat veriore të Kosovës vlerësojnë analistët në Kosovë.
Sipas analistit Ramush Tahiri me këtë fitore Beogradi vazhdon ta menaxhojë këtë pjesë të territorit të Kosovës.
Ndërsa pritet dorëheqja e tyre, ndërsa sipas Tahirit kjo është një lojë politike e Listës Serbe për të treguar pushtetin që ka Beogradi në pjesën veriore të Kosovës.
Sipas tij, kryeministri e ka të drejtën t’i shkarkojë të katër kryetarët e këtyre komunave nëse ata nuk dalin në punë dhe nuk i kryejnë detyrat e tyre të parapara me ligj dhe të emërojë një administrator.
Ndërsa zgjidhjen përfundimtare të kësaj e sheh që kjo çështje të diskutohet në vazhdimin e dialogut Kosovë Serbi. Derisa në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ende nuk kanë filluar me numërimin e votave të këtyre zgjedhjeve.
Sido që të jetë përfaqësues të Listës Serbe pritet të qëndrojnë në në Beograd ku do ta zhvillojnë një takim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç për të diskutuar për hapat që do të ndërmarrin në vazhdim. /ABC News Albania 24/7