Në prag të tragjedisë, centrali më i madh bërthamore në Europë rrezikon të shpërthejë: Agjencia jep alarmin

schedule14:12 - 3 Gusht, 2022

schedule 14:12 - 3 Gusht, 2022

Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike , e përshkroi situatën në centralin bërthamor në Zarporizhia si të dalë “jashtë kontrollit”.

Siç deklaroi ai në një intervistë të martën e 2 gushtit në Associated Press, situata  në Zarporizhia po bëhet çdo ditë e më e rrezikshme në qytetin juglindor të Ukrainës, të cilin trupat ruse e morën nën kontroll në fillim të marsit, menjëherë pasi pushtuan Ukrainën më 24 shkurt.

Ai paralajmëroi se termocentrali më i madh bërthamor në Evropë në Ukrainë është plotësisht jashtë kontrollit, duke i bërë kështu thirrje urgjente Rusisë dhe Ukrainës të lejojnë sa më shpjet ekspertët të vizitojnë zonën për të kontrolluar situatën dhe për të shmangur një incident të mynshëm bërthamor.

/abcnews.al/