VIDEO/ Barcelona “dështoi” për Kounde? Laporta tregohet i sinqertë me tifozin

schedule18:00 - 22 Korrik, 2022

schedule 18:00 - 22 Korrik, 2022

Jules Kounde do të veshë fanellën e Chelsea, me Barcelonën që “dështon” kështu për të transferuar mbrojtësin e Sevillas në “Camp Nou”.

Ka qenë vetë Joan Laporta i cili i pyetur nga një tifoz është shprehur se mbrojtësi i Sevillas do të firmosë për blutë e Londrës.

“Jo, ai do të nënshkruajë për Chelsean”, ka theksuar numri një i klubit blaugrana.

Sevilla i ka vendosur një çmim prej 65 milionë euro Koundes, ku Chelsea thuhet se e ka ofruar këtë shumë.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!