Ka dalë letra që aktorët e Teatrit Kombëtar i kanë dërguar kryeministrit, Edi Rama dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti për të rishikuar pagat e tyre.
Emra të njohur të skenës teatrale si Arben Derhemi, Anila Bisha, Olta Daku, Ndriçmi Xhepa, Elia Zaharia, Laert Vasili dhe shumë të tjerë janë shprehur të pakënaqur nga pagesat, duke u shprehur se pavarësisht punës së tyre të përpiktë paguhen me një rrogë bazë.
LEXO EDHE: Nga Ndriçim Xhepa te Elia Zaharia, aktorët e Teatrit Kombëtar letër Ramës: Na ngrini rrogën
Shkak për këtë është bërë pranimi i kërkesës së artistëve të TKOBM, të cilët kërkuan më herët rritjen e pagave.
Nisur nga ky vendim, aktorët shprehen se u vjen mirë për kolegët e TKOB, por do të donin të mos diferencoheshin.
Madje, ata paralajmërojnë se do presin me durim reagimin e Ramës dhe Margaritit deri më 31 Gusht 2022. Në të kundërt, aktorët kanë thënë se do të përshkallëzojnë veprimet për të mbrojtur dinjitetin njerzor dhe artistik.
Letra e aktorëve të Teatrit Kombëtar:
/abcnews.al