Ylli i Ajax, Antonty, është një prej lojtarëve më të kërkuar në këtë merkato vere, me skuadra të Premier League dhe jo vetëm që janë në ndjekje të tij.
Së fundmi më seriozisht në garë janë Manchester United dhe Liverpool.
Sipas mediave britanike, Liverpooli ka kontaktuar krerët e Ajax dhe i ka pyetur rreth situatës së brazilianit.
Ajax ka vendosur një çmim prej 59 milion funtesh, që duket një shumë e madhe për “Reds”, ndërkohë Ten Hag punon nga krahu tjetër për ta sjellë “Old Trafford”./albeu.com