Transferimi i Lukakut ishte një rikthim i bujshëm tek Interi.
Ditën e djeshme, Inter ka prezantuar fanellat e tyre përpara fansave, ku madje ata flisnin duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të tifozëve.
Në një moment, sipër në ndërtesë, sulmuesi belg filloi të përshëndeste tifozët zikaltër të cilët thonin me zë të lartë emrin e tij.
Më pas, Lukaku merr mikrofonin dhe këndon me të madhe “Kush nuk kërcen është milanist oeee, oee”. Turma e tifozëve zikaltër u emocionua dhe filluan të bërtisnin dhe të kërcenin njëkohësishtë me Lukakun./ h.ll/abcnews./al