Mirditë – Një 21-vjeçar ka përfunduar i plagosur rëndë pasi u përfshi në një aksident.
Sipas policisë rreth orës 15:10, në rrugën e Kombit, B.B. 21 vjeç, duke udhëtuar me automjet, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës.
Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi i mjetit shtetasi B.B.i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit
/abcnews.al/