Ora “Rolex” dhe këmisha “Versace”, reperi shqiptar tregon LIVE pasurinë

schedule10:40 - 13 Korrik, 2022

schedule 10:40 - 13 Korrik, 2022

Gbmc është një nga reperët shqiptar që ka disa vite në treg. Ai është bërë i njohur përmes bashkëpunimeve me këngëtarë të famshëm si Greta Koçi, Era Rusi apo Stine.

Reperi jeton në Angli dhe dallohet për jetën luksoze. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Gbmc ka thënë se pëlqen të përdorë vetëm veshje firmë. Ai ka treguar live orën Rolex dhe këmishën Versace.

“Këmisha është Versace dhe kushton më shumë se ç’duhet. Ora është Rolex. Nuk dua të promovojë shifra në një vend ku njerëzit nuk kanë të hanë.

Unë për vete kam mbajtur origjinalitetin tim dhe prandaj zgjedh këto. Edhe me makinat kështu funksionon”.

Më tej, ai ka treguar se bashkëpunimi më i mirë është kënga me Stinen dhe këngëtarja që pëlqen më shumë është Elvana Gjata.

“Për bashkëpunimet nuk jam penduar. Më krenarë jam për këngën me Stinën “Më e mira” se është edhe në dialekt.

Mua më pëlqen Elvana Gjata, ka zë të bukur dhe çdo këngë e bën të mirë”./abcnews.al