Buzëqesh më në fund Maldini, De Ketelaere ka dhënë “OK” për transferimin te Milan

schedule16:30 - 11 Korrik, 2022

schedule 16:30 - 11 Korrik, 2022

Në krye të listës së dëshirave të Milan qëndron talenti belg i Bruge. Tashmë dihet se fjalë është për Charles de Ketelaere. Mesfushori 21-vjeçarë shikohet si një lojtarë kyç në formacionin e kuqezinjve për sezonin e ardhshëm dhe Stefano Pioli kërkon ta ketë nënurdhrat e tij.

Nëse ditë më parë u raportua se Milan kishte arritur me skuadrën belge marrëveshjen për transferimin e lojtarit, tashmë mediat italiane raportojnë së Maldini ka arritur gjuhën e përbashkët edhe me vetë 21-vjeçarin për kalimin e tij në Milano.

Sipas “Tuttosport” Milan duhet të bëjë gati 30 milionë euro për Bruge, me skuadrën belge që pëlqen edhe disa lojtarë të rinj të kuqezinjve që kërkon t’i përfshijë brenda marrëveshjes si portierin Jungdal dhe sulmuesin Roback.

Drejtuesit e kuqezinjve shpresojnë që operacioni për De Ketelaere të mbyllet brenda 10 ditësh, q ëmë pas lojtari të ketë mundësinë të jetë nënurdhrat e Piolit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!