Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjike në Itali, gjendet i vdekur 20-vjeçari shqiptar

schedule17:09 - 9 Korrik, 2022

schedule 17:09 - 9 Korrik, 2022

Një shqiptar 20-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një arë në Itali. Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fermë në Falciano del Massico. Djali ishte duke punuar në një serë kur u rrëzua përtokë dhe humbi jetën.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët e Mondragone dhe kanë hapur hetimet e nevojshme për rastin.

Trupi i pajetë i 20-vjeçarit u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Caserta për hetime të dobishme për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, të cilat do të ishin – të paktën nga konstatimet e para të bëra – të shkaktuara nga një sëmundje natyrale. Deri më tani dyshohet se ka qenë vapa ajo që ka shkaktuar vdekjen e të riut. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!