Redon Mihana është zyrtarizuar te skuadra e Egnatias, që ka arritur marrëveshjen me Apoloninë.
“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë me sulmuesin e kombëtares së shpresave kuqezi. Redon Mihana do të jetë pjesë e klubit tonë për katër sezonet e ardhshme”, njoftojnë rrogozhinasit.
Sezonin e shkuar Mihana ishte pjesë e skuadrës së Dinamos, i huazuar nga fierakët, ndërkohë që më parë në Superiore ka luajtur me Apoloninë. / abcnews.al