Policia Rrugore në Tiranë ka goditur edhe 5 raste të tjera të tentativës për mitëdhënie, duke e çuar në 90 numrin e drejtuesve të automjeteve që kanë tentuar të korruptojnë efektivët gjatë këtij viti në kryeqytet.
Njoftimi i policisë:
Policia Rrugore e Tiranës godet 5 raste të tjera të tentativës për mitëdhënie, nga drejtuesit e automjeteve, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e konstatuara.
Shkon në 90 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës.
Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar, në vende të ndryshme, automjetet me drejtues shtetasit E. Q., A. K. dhe M. P., M. A., dhe A. M., të cilët, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, i kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma parash.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. /abcnews.al