Nga Ian Harley, War History Online
Momçilo Gavriq ishte ushtari më i ri në Luftën e Parë Botërore. Ai lindi më 1 maj 1906 në një fshat afër qytetit të Loznicës në Serbinë Perëndimore. Në fillim të luftës në gusht 1914, ushtarët austro-hungarezë vranë prindërit e tij dhe shtatë nga vëllezërit e motrat e tij në një bastisje që dogji të gjithë fshatin e tij.
Ai i mbijetoi sulmit dhe u largua për të gjetur ndihmë, i cili u shpëtua nga Divizioni i 6-të i Artilerisë së Ushtrisë Serbe, që në atë kohë ishte i vendosur në malin Guçevo afër fshatit të tij të lindjes. Dhe një ushtar i quajtur Millosh Misovic u caktua si kujdestar i tij. Djali arrti të përcaktonte vendndodhjen e austro-hungarezëve po atë mbrëmje dhe mori armën dhe u dërgua në sulm si një akt hakmarrjeje personale për vdekjen e familjes së tij.
Ai u quajt “Djali i Divizionit”. Pas kësaj ngjarje, ai mori pjesë në Betejën për malin Cer, e cila u zhvillua më 15 gusht dhe zgjati 9 ditë. Ishte fitorja e parë zyrtare e aleatëve në luftë. Beteja shkaktoi me më shumë se 15,000 viktima, me 50,000 të tjerë të plagosur, raporton abcnews.al.
Humbjet e ushtrisë austro-hungareze ishin shumë më të mëdha dhe ata u vendosën në Bosnjë-Hercegovinën e sunduar nga Austria, që ishte pozicioni i tyre fillestar për pushtimin. Pasi i mbijetoi betejës së Cerit, Momçilo Gavriq iu dha uniforma ushtarake. Në moshën tetë vjeçare, ai ishte ushtari më i ri në luftë.
Pas një fushate tjetër ushtarake kundër Serbisë, në vjeshtën e vitit 1915, e njohur si Ofensiva Mackensen, rezistenca serbe u shtyp. Serbia u pushtua nga forcat e përbashkëta të ushtrive austro-hungareze, gjermane dhe bullgare, por qeveria dhe ushtria serbe refuzuan të dorëzoheshin.
Alternativa nënkuptonte një tërheqje të madhe, si eksodi i ushtrisë nëpër malet shqiptare, me synimin për të arritur në Greqi, në dimrin e vitit 1915. Ngjarja historike shpesh quhet “Golgota Shqiptare”. që ilustron tmerret e largimit në këmbë gjatë kohës së dimrit.
Gavriq kaloi Shqipërinë me pjesën tjetër të bashkëluftëtarëve të tij dhe iu dha “Medalja Shqiptare” si përkujtim për përpjekjet e tij. Pretendohet se gjatë tërheqjes kujdestari dhe miku i tij, Millosh Misovic, u plagos dhe i kërkoi Gavriqit të vazhdonte pa të.
Djali nuk pranoi dhe qëndroi pranë shokut të tij, gjë që ishte një gjest që i dha forcë Misovicit për të vazhduar. Në Selanik, ai mori pjesë në një program shkollor. Pas rimëkëmbjes së ushtrisë serbe, ai u kthye në radhët e ushtrisë, duke marrë pjesë në Betejën e Kajmakçalanit në vitin 1916.
Gjatë kësaj ngjarje të veçantë, ai u takua nga komandanti i përgjithshëm serb, Zhivojin Misic dhe u mori titullin rreshter. Ai u plagos disa herë gjatë shërbimit të tij, por vazhdoi të kthehej në llogore, derisa përfundoi çlirimi i Serbisë dhe mbaroi lufta, raporton abcnews.al.
Ai ishte dëshmitar i krijimit të një shteti të ri, mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, që më vonë u quajt Mbretëria e Jugosllavisë. Pas luftës iu dha një bursë studimi në Britaninë e Madhe, si pjesë e një programi ndihme për jetimët e luftës.
Gavric mbaroi arsimin e tij në shkollën Henry Wreight në Faversham, Kent, duke u diplomuar në vitin 1921. Pas diplomimit, ai u kthye në Serbi dhe u ribashkua me tre vëllezërit e tij që i kishin mbijetuar luftës.
Në vitin 1929, ai pësoi një incident, pasi pretendoi se kishte marrë pjesë tashmë në ushtri, gjatë Luftës së Madhe. Oficerët refuzuan ta besonin dhe u përpoqën ta detyronin të pranonte se gënjente. Ai nuk pranoi dhe për këtë arsye u burgos për dy muaj e gjysmë.
Meqenëse ky incident përfshinte edhe kohën e tij si rekrut, pas burgut ai vazhdoi të kryente detyrën e tij njëvjeçare në ushtri. Kur u largua nga ushtria, Momçilo u kthye në Beograd ku mësoi zanatin grafikë, mori patentën e shoferit, u martua dhe gjeti punë në fabrikën e letrës “Vapa”. Atje punoi deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, kur u thirr në Ushtrinë Mbretërore Jugosllave, raporton abcnews.al.
Gjatë fushatës së shkurtër pas së cilës Gjermania naziste pushtoi Jugosllavinë, regjimenti i tij u kap, por ai arriti të arratisej. Ai qëndroi për një periudhë në Beograd, duke punuar si ndihmës i një zejtari hebre.
Në vitin 1943, Gavriq dhe punëdhënësi i tij u dërguan në kampin e përqendrimit në Banjica, në Beograd. Megjithatë, një mbikëqyrës policie, i cili ishte një bashkëpunëtor i nazistëve serbë, shprehu pëlqimin e tij ndaj djalit hero dhe vendosi ta lirojë.
Më pas ai u burgos sërish për shkak të akuzave për bashkëpunim nga regjimi i sapokrijuar komunist. Për fat, ai shmangu persekutimin dhe e kaloi pjesën tjetër të jetës në paqe. Ai vdiq në vitin 1993, në Beograd, në moshën 87-vjeçare.
Me kalimin e kohës, Momçilo Gavriqit iu ndërtua një përkujtimore në ishullin e Korfuzit në Greqi dhe së fundi një monument në Beograd. Gjithashtu, një rrugë në qytetin e Loznicës mban emrin e tij.
/abcnews.al