Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kimi, “mbreti” i ri i Formula 1/ Piloti i Mercedes fiton edhe në Çmimin e Madh të Kanadasë

schedule13:08 - 25 Maj, 2026

schedule 13:08 - 25 Maj, 2026

Mesa duket do të kemi një kampion për histori. Kimi Antoneli besohet se do të jetë fituesi më i ri i Botërorit të Formula 1 për të gjitha kohët, ndërsa fitorja e tij e madhe në Çmimin e Madh të Kanadasë e shkëputën në 43 pikë nga vendi i dytë.

Fenomeni I ri I këtij sporti nuk e pati aspak të lehtë në pistën e Montrealit, dhe madje u duk se gara për titull u rihap pasi Xhorxh Rasëll, shoku i tij tek Mercedesi, fitoi edhe vendin e parë në prova, dhe kryesoi.

Pas startit aspak të mirë, dyshja e skuadrës gjermane vendosi diktaturën dhe ishte një duel për shumë xhiro.



Ku ka shkuar mërzia e dikurshme e Formula 1, që dukej shpesh si një procesion?

Rregullat e reja kanë ndryshuar gjithçka dhe Antoneli e Rasëll bënë disa herë rokadë, derisa piloti anglez pati probleme në makinë dhe u detyrua të tërhiqej nga gara.

Mëkat për anglezin, por ndoshta për Mercedesin ishte një fatkeqësi pozitive pasi dy “gjelat” e ekipit mund të shkatërronin garën për shkak të rivalitetit.

Fatkeqësi edhe për të dy pilotët e Meklarenit që u tërhoqën nga gara, ndërsa Hamilton doli I dyti në Kanada me Ferrarin, dhe Verstapen I treti.

Antoneli kryeson me 131 pikë, ndërsa Rasëll e ndjek me 88, porse edhe Ferrari këtë sezon nuk është keq duke mbajtur dy vendet e radhës me Lëklerkun që ka 75 pikë dhe shtatë herë kampionin e botës, Ljuis Hamilton me 72.

Mercedes kryeson renditjen e konstruktorëve me 219 pikë, 72 më shumë sesa Ferrari.

Shumë keq, skuadra kampione e botës, Meklaren me të dy pilotët e saj, Norris e Piastri, si dhe katër herë kampioni I botës, Maks Verstapen.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!