Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në vigjilje të Kurban Bajramit/ KMSH: Falja të mërkurën në mëngjes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

schedule13:52 - 25 Maj, 2026

schedule 13:52 - 25 Maj, 2026

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar se festa e Kurban Bajramit do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.

Sipas programit zyrtar, aktiviteti do të nisë në orën 06:00 me hapjen e ceremonisë, ndërsa më pas do të vijojë me leximin e Kuranit nga Hafiz Enes Hyka. Fjalën përshëndetëse do ta mbajë kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu, ndërsa ligjërata e Bajramit do të mbahet nga nënkryetari i institucionit, Taulant Bica.

Falja e namazit të Bajramit do të nisë në orën 06:30 dhe do të prijë nga kreu i KMSH-së, ndërsa hutben e Bajramit do ta mbajë Myftiu i Tiranës, Bilal Teqja.



PROGRAMI I PLOTË I FALJES SË KURBAN BAJRAMIT:

06:00 – Hapja e programit
06:05 – Lexim Kurani, Hafiz Enes Hyka
06:10 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:20 – Ligjëratë nga Nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica
06:30 – Falja e namazit të Bajramit, prin Kryetari i KMSH-së
06:35 – Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja

Ftojmë të gjithë besimtarët që brenda mundësive të pajisen me sixhade për të qenë sa më komod gjatë faljes.

Bashkëngjitur do të gjeni programin e plotë dhe planimetrinë e faljes për burra dhe gra.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale me rastin e festës së Kurban Bajramit do të zhvillohen në selinë e KMSH-së, nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Kurban Bajramin!

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!