KOSOVË- Alarm në aeroportin “Adem Jashari” në Kosovë pasditen e të dielës. Policia ka arrestuar një person të pajisur me një armë zjarri dhe 45 fishekë pas një konflikti me tjetër qytetarë për shkak të një mosmarrëveshje.
Sipas autoriteteve, ngjarja e paprecedentë ka ndodhur të dielën. Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet, ndërsa mësohet se për arma ishte me leje.
Deri në lokalizimin e të dyshuarit situata ishte e tensionuar për shkak të përmasave që mund të merrte ngjarja në aeroportin e vetëm të Kosovës ku hyjnë dhe dalin mijëra qytetarë çdo ditë.
/abcnews.al/


