Diplomati Agim Nesho e konsideroi si historike për shqiptarët zgjedhjen e Stevo Pendarovskit në krye të shteit të MAqedonisë së Veriut. Gjatë emisionit “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi, ai theksoi se vendet perëndimore e kanë konsideruar njeriun e tyre presidentin e ri të Maqedonisë.
“Ai që është problem në Ballkan ëhtë që elitat ndryshojnë me vonesë. Ky (Pendarovski) e ka provuar veten sepse është një akademik. Ka punuar me ambientet dhe institucionet ndërkombëtare. Një njeri jep shpresën që do jetë njeriu që me të drejtë Perëndimi e ka quajur njeriu i tij. Ishim në një moment shumë kritik për sigurinë në Maqedoninë e Veriut. Një njeri që do i shërbejë interesave të gjithë popullit që rrallë herë ka ndodhur në këto vende. I urojmë suksese dhe duhet të themi që ishte zgjedhja më e mirë. Një zgjedhje historike jo vetëm për maqedonasit, por edhe për shqiptarët”, tha Agim Nesho.
Stevo Pendarovski do të jetë presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut. Ai fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale te zhvilluar të dielën në këtë vend. Pendarovski mori rreth 16 mijë vota me shumë se rivalja e tij Gordana Siliankovska.
Pendarovski u kandidua në këto zgjedhje nga koalicioni në pushtet, LSDM dhe BDI. Duket se në raundin e dytë është mbështetur edhe nga elektorati i kandidatit shqiptar Blerim Reka, që mori 10 % të votave në raundin e parë në 21 Prill. Kështu duket se mbështetja e shqiptarëve me votë për kandidatin pro-evropian ishte vendimtare në fitoren e tij përballë kandidates opozitare Silianovska./abcnews.al